JOQ Albania
Home

Ky është vogëlushi që është diagnostikuar me sëmundjen ekstremisht të rrallë, për të nuk ka asnjë kurë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prindërit e një vogëlushi 8-muajsh janë duke kërkuar me dëshpërim për të gjetur një trajtim për sëmundjen e rrallë e tij.

I vogli J. B vuan nga triosephosphate isomerase (TPI), një çrregullim shumë i rrallë gjenetik që bën që një enzimë në trupin e fëmijës të mos i thyejë sheqernat.

Kjo bën gjithashtu që në trupin e tij të qarkullojnë më pak qeliza të kuqe të gjakut të cilat transportojnë oksigjen.

Vetëm 50 persona në botë janë diagnostikuar me këtë sëmundje dhe për trajtimin e saj nuk ka asnjë lloj medikamenti apo kure.

Mjekët thonë se J. B me shumë mundësi nuk do jetojë më gjatë sesa deri në ditëlindjen e tij të gjashtë pasi muskujt e tij vazhdojnë të dobësohen dhe ai vuan nga probleme të zemrës ose frymëmarrjes.

Njerëzit që kanë TPI janë gjithashtu më të prirur që të marrin infeksione për shkak se qelizat e tyre të bardha të gjakut nuk i njohin/sulmojnë viruset dhe bakteret.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania