JOQ Albania
Home

Dukesha Meghan përgëzohet për fustanin që i tregonte barkun: Më në fund një figurë e njohur duket si gjithë nënat pas lindjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duka dhe Dukesha e Sussex-it i prezantuan ditën e sotme botës fëmijën e tyre të parë.

Djali i Princit Harry dhe Meghan Markle quhet Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe thuhet se i ngjan më shumë të ëmës.

Ndër të tjera, ajo që ka rënë më së shumti në sy, gjatë prezantimit të Archie para kamerave, ishte barku i Meghan.

Duke ndjekur hapat e kunatës së saj, Kate Middleton, Dukesha e Sussex-it kishte veshur një fustan të bardhë që i nxirrte në pah barkun e saj të paslindjes.

Në ndryshim nga sa bëjnë shumë figura të njohura, ajo nuk e fshehu barkun para kamerave dhe kjo është vlerësuar shumë nga nënat dhe gratë në përgjithësi.

Duke folur për Fabulous Digital, Dr. Carol Cooper tha:

Jam shume e kënaqur që ajo nuk u përpoq që ta shtrydhte barkun e saj me ndonjë palë xhinse të ngushta siç bëjnë kryesisht të famshmet.”

Burimi:The Sun|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania