JOQ Albania
Home

Dramë e Ajaxit, Tottehami kualifikohet me gol në sekondën e fundit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 23:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Surprizat nuk paskan fund këtë edicion të Champions League. Teksa mbrëmjen e djeshme Liverpooli bëri përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës, sot ishte radha e Tottenhamit të bënte mrekullinë ndaj Ajaxit në Amsterdam.

Londinezët kanë bërë gjithashtu përmbysjen e çmendur teksa ishin duke u mundur 2-0, por arritën që në pjesën e dytë të shënojnë 3 gola me Lucas Moura dhe të kualifikohen në finale.

Ajaxi e nisi mjaft mirë ndeshjen e sotme teksa arritur të kalonte në avantazh që në minutën e 6 me De Ligt, ndërsa Ziyech dyfishoi shifrat në 2-0 duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u shfaq një tjetër Totteham i cili barazoi menjëherë shifrat me Lucas Moura i cili shënoi dy gola brenda 5 minutave. Kaq mjaftoi që situata të ndryshonte dhe miqtë morrën akoma më shumë zemër.

Anglezët nuk u dorëzuan, besuan deri në fund dhe arritën të shënonin sërish në sekondat e fundit të shtesës, madje sërish me Lucas Mouran duke përmbysur shifrat në 2-3 dhe duke arritur kualifikimin e madh në finale ku do ndeshen me Liverpoolin.