JOQ Albania
Home

Pochettino shpërthen në lot: Lojtarët e mi janë heronj, krenar që jam trajneri i tyre
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 23:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njeriu që e ka përjetuar në maksimum kualifikimin ndaj Ajaxit ka qenë padyshim trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Londinezët fituan 2-3 me përmbysje duke arritur në finalen e madhe.

Tekniku argjentinas e ka pasur të vështirë të gjejë fjalët pas ndeshjes, teksa i ka quajtur të gjithë lojtarët e tij heronj për këtë kualifikim të madh.

Pochettino u shpreh:

E kam akoma të vështirë të flas. Jam pak njeri emocional. Faleminderit futboll, faleminderit lojtarëve të mi, ata janë heronj. Do i them të gjithëve që kam një grup lojtarësh që janë heronj. Pjesa e dytë ishte fantastike. Faleminderit futboll! Jam kaq i emocionuar tani. Dua të falënderoj tifozët dhe personat që besuan te ne.
Kur punon dhe ndjen dashurinë e tyre, nuk ke fare stres, është e gjitha një kënaqësi. Treguam pasion ndaj Mançester Sitit, dhe sot po ashtu. Ishte e vështirë, por prandaj ky është një kompeticion magjik. Jam kaq mirënjohës që jam trajneri. Të gjithë lojtarët e mi janë heronj, por Lukas Moura është super-hero.”