JOQ Albania
Home

Episodi i veçantë, sulmuesi i Ajaxit shënoi sapo hëngri iftarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajaxi u eliminua nga Champion League pasi u mund në shtëpi me përmbysje nga Tottenhami me rezultatin 2-3.

Në minutën e 22-të të ndeshjes ka ndodhur edhe një episod shumë i veçantë.

Pikërisht në këtë minutë, sulmuesi mysliman i Ajaxit, Hakim Ziyech si cili ishte duke agjëruar, shkoi menjëherë për të ngrënë diçka të shpejtë jashtë fushës, pasi atëherë i lejohej për ta bërë një gjë të tillë.

Por, një rastësi e bukur ishte për futbollistin maroken.

Mesa duket, ngrënia dhe besimi i dhanë fuqinë e duhur, pasi vetëm disa minuta më vonë do të gjente rrugën e rrjetës duke dyfishuar rezultatin në 2-0.

Fatkeqësisht për të ai realizim nuk do të mjaftonte, pasi Tottenhami përmbysi rezultatin në 2-3, në një takim tërësisht të çmendur.