JOQ Albania
Home

Momenti prekës, Lukas Moura i emocionon të gjithë me gjestin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që Lukas Moura ishte heroi i mbrëmjes së djeshme për Tottenhamin, pasi realizoi tre gola për të kualifikuar ekipin e tij për herë të parë në finalen e Champions League.

Në intervistën pas ndeshjes, braziliani nuk mundi të mbante lotët kur gazetarët i ofruan të dëgjonte komentimin e golit të tij. Teksa sdëgjonte komentin, ai nuk pushonte dot së qari.

26-vjeçari i prekur tha se ishte një ëndërr për të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ky moment i ka emocionuar të gjithë.

Kujtojmë që Lukas bëhet braziliani i parë që realizon tripletë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërsa një tjetër fakt interesant është se golat e shënuar nga Lukas u realizuan të tre me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara e tij.