JOQ Albania
Home

Nuk mjafton eliminimi i turpshëm, Messin e tërboi edhe mbledhësi i topave
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona ka përjetuar mbrëmjen e së martës një nga netët më të hidhura në historinë e klubit pasi u eliminua me përmbysje nga Liverpooli në gjysmëfinalet e Champions League.

Ylli katalanas, Lionel Messi ka përjetuar një makth, pasi ka qenë totalisht në hije, ndërkohë i është dashur të përballet edhe me talljet e personave të zakonshëm.

Pas vërshëllimës vendimtare, argjentinasi u ngacmua nga një mbledhës i topave.

Djaloshi vrapoi në drejtim të Messit duke ia drejtuar dy gishta në fytyrën e tij.

Sipas mediave angleze, kjo shenjë thuhet se përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj kundërshtarit.