JOQ Albania
Home

Hysaj bën gati valixhet por qëndron në Itali, dy janë destinacionet e mundshme
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/05/2019 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ardhmja e Elseid Hysaj duket se është larg skuadrës së Napolit.

Mbrojtësi  i Kombëtares është aktivizuar shumë pak këtë sezon dhe nuk ka qenë ndër të preferuarit e Ancelottit.

Me modulin e ri të lojës shqiptari ka mbetur jashtë planeve të trajnerit të Napolit.

Dy destinacionet e mundshme të shqiptarit janë Interi dhe Roma.

Zikaltërit që pas largimit të Cancelos, nuk kanë mundur që të zëvendësojnë boshllëkun në mbrojtje dhe Hysaj shihet si lojtari ideal.

Ndërsa transferimi në kryeqytet i shqiptarit, mund të ndodhë nëse Sarri , ish-trajneri i  Napolit merr drejtimin e Romës. Lajmin e ka dhënë Radio napolitane "Kiss Kiss".

Hysaj ishte një nga të besuarit e Sarrit, i cili e aktivizonte pothuajse në çdo ndeshje. Duke qenë se Sarri nuk po ecën mirë me blutë e Londrës, pritet një rikthim i tij në Itali.

Burimi: Napolicalcio|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania