JOQ Albania
Home

Nuk do e besoni sa kushton bileta për të ndjekur në stadium finalen e Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tottenham-Liverpool është çifti finalist i Champions League, ndeshje e cila do të luhet në “Wanda Metropolitano” në datën 1 Qershor.

Kapaciteti i këtij stadiumi është  67,804 spektatorë, ndërkohë që dy ekipet finaliste do kenë në dispozicion nga 16.613 bileta. Pjesa tjetër do jenë për tifozë të përgjithshëm.

Megjithatë, ajo që bie në sy, janë çmimet e kripura të biletave. 60 paund do të jetë bileta më e lirë për finalen, por me këtë biletë vështirë se mund të shihet qartë ndeshja.

Ndërkaq çmimet e biletave të tjera janë te 400-500 paund, shifra që vendosen në varësi të tribunës.

Mediat angleze bëjnë me dije se në ditët e fundit, para finales, shumë bileta mund dalin në treg të zi, duke u dyfishuar apo trefishuar çmimi i biletës.