JOQ Albania
Home

Valverde drejt largimit, dy trajnerë holandezë kandidatë për stolin e Barcelonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eliminimi i turpshëm në Champions League ndaj Liverpoolit, duket se nuk do kalojë pa pasoja te skuadra e Barcelonës.

I pari që pritet ta pësojë do jetë trajneri Ernesto Valverde. Drejtuesit nuk mund ta kapërdijnë dot humbjen e madhe dhe sipas mediave spanjolle po mendojnë një ndryshim në stol.

Madje në gadishullin iberik kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për pasuesin e Valverdes.

“El Chiringuito” në Spanjë bën me dije se në rast lamtumirë të Valverdes, në stolin e Barcelonës pritet të ulet Ronald Koeman, trajneri i kombëtares holandeze.

Ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit ku ka luajtur si futbollist.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Ronald Koeman, alternativa është sërish një trajner holandez, Erik ten Hag, trajneri aktual i Ajaksit dhe zbulimi i sezonit në kompeticionet europiane.

Deri tani, pjesa më e madhe e parashikimeve të “El Chiringuito” kanë rezultuar të vërteta, kështu që duhet marrë në konsideratë edhe ky lajm.