JOQ Albania
Home

E hoqën për ta zhvendosur, çifti që çrrënjosi lisin shekullor detyrohet të paguajë shumën e majme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/05/2019 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift në Kaliforni është dënuar që të paguajnë një gjobë prej 600 mijë dollarësh pasi kanë çrrënjosur një lis shekullor.

Dëmi i bërë në zonën e mbrojtur u zbulua në vitin 2014 kur një fqinj i shqetësuar e denoncoi rastin pasi pa disa makineri gjigante duke gërmuar.

Drejtori i ‘Sonoma Land Trust’, Bob Neale, shkoi për të kontrolluar dhe zbuloi se më shumë se 3 mijë metra kub dhe’ ishin hequr ndërsa një lis 180-vjeçar ishte çrrënjosur pa leje.

Lisi shekullor ishte çrrënjosur dhe lidhur në mënyrë që të zvarritej për t’u dërguar në një fermë të re të hapur nga Peter dhe Toni Thompson.

Kështu, gjykatësi i çështjes, Patrick Broderick urdhëroi që çifti të paguante më shumë se 600 mijë dollarë për dëmet ndaj mjedisit dhe kostot e tjera.