JOQ Albania
Home

Finale angleze edhe në Europa League, Chelsea fiton me penallti dhe gjen Arsenalin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 0:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arsenali dhe Chelsea janë dy ekipet finaliste të Europa League.

Ashtu si finalja e Champions League, edhe finalja e këtij kompeticioni do luhet nga dy ekipe angleze.

Arsenali ka fituar edhe ndeshjen e dytë përballë Valencias me rezultatin 2-4 duke siguruar një vend në finalen e madhe.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka fituar me penallti ndaj Eintracht Frankfurt 4-3 pasi rezultati për 120 minuta ishte 1-1.

Fati ishte me vendasit, teksa Eden Hazard ka shënuar penalltinë vendimtare në fund.

Valencia-Arsenal 2-4

Chelsea-Frankfurt 1-1 (4-3 me penallti)