JOQ Albania
Home

Revolucion total te Barcelona, do largohen 10 futbollistë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Soset durimi, Barcelona do bëjë një revolucion drastik në skuadër për sezonin e ri.

Pavarësisht se fitoi titullin kampion në Spanjë dhe është në finalen e Kupës së Mbretit, drejtuesit do ta konsiderojë një sezon të dështuar pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve, duke humbur 4-0 në transfertën e Liverpulit.

Gazeta “AS” shkruan se 10 futbollistë do të largohen në fundin e këtij sezoni.

Mes tyre lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë dhe nuk kanë lënë shenjë, por edhe nga ata që konsiderohen të rëndësishëm si Rakitiç dhe Filipe Kutinjo.

Në mbrojtje pritet të ketë ndryshime të mëdha, ku përveç Murijos dhe Vermalenit, do të marrë valixhet edhe francezi Samuel Umtiti.

Silesen e ka bërë me dije qëndrimin e tij dhe kërkon më shumë minuta në të ardhmen. Të dëmtuarit, Deniz Suarez dhe Rafinja, nuk kanë më vend në skuadër, po ashtu si Malkom dhe Kevin Prince Boateng.