JOQ Albania
Home

Postoi foton e unazës së fejesës në Facebook, gruaja përballet me një “lumë” talljesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/05/2019 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e cila vendosi të postonte unazën e saj të fejesës në Facebook, ka përfunduar duke u përballur me tallje të shumta.

Nusja e ardhshme publikoi disa foto të unazës së saj minimaliste në një grup dasmash në Facebook, por si duket anëtarëve të tjerë nuk u pëlqeu fare.

Unaza kishte kushtuar 132 dollarë, ka vetëm një gur të vogël diamanti dhe është flori 14 karat. Çifti e kishte blerë në Etsy dhe quhet ‘Minimalist band’.

Gruaja, e cila sapo ishte fejuar, shkruante bashkë me foton se i dashuri ia kishte blerë në internet dhe se asaj i pëlqeu shumë.

Gjithsesi, menjëherë pas postimit komentet negative shtoheshin me shumicën e përdoruesve që sygjeronin që të mos e mbante fare.

Një prej tyre madje kishte shkruar:

Hiqe këtë mbajtësen e çelësave dhe na trego unazën e vërtetë."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania