JOQ Albania
Home

‘’Mashtroi para një muaji’’, qytetari nxjerr blof Ballën dhe i kujton premtimin e pa mbajtur për shtrimin e rrugës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10/05/2019 21:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë periudhave të fushatave zgjedhore shqiptarët kanë dëgjuar premtime nga më të ndryshmet elektorale, të cilat edhe pse kalon një kohë e gjatë që nga momenti kur janë dhënë nuk mbahen.

I tillë është edhe rasti i banorëve të fshatit  Griqan i Sipërm në rrethin e Elbasanit. Një banor i këtij fshati ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe shprehet se Taulant Balla ka  mashtruar banorët e këtij fshati.

Po ashtu në mesazhin e tij, ai shkruan se para një muaj Balla u premtoi banorëve të këtij fshati se do u shtrohej rruga.

Por teksa ka kaluar një muaj, banori shkuan se ata nuk po shikojnë as fadroma dhe as asfalt dhe se ky është një mashtrim i hapur.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Taulant balla mashtrovi para nje muaj banoret e fshatit griqan poshte njësia administrative Labinot Fushë deklarovi për një javë në fakt po mbushet një muaj dhe dhe spo shohim as fadroma as asfalt mashtrim i hapur kjo eshte foto qe ju publikuat para 1 muaj shikohet mjaft qarte se kush jane politikanët tanë!’’

Krahas këtij mesazhi, ai ka nisur edhe disa foto. Siç shikohet në to rruga është në gjendje skandaloze dhe është e denjë për t’u cilësuar si rrugë mesjetare.