JOQ Albania
Home

Andrea Pirlo rikthehet te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 22:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Andrea Pirlo është vetëm një hap pranë rikthimit te Juventusi, por kësaj here jo si lojtar, por si trajner. ish-mesfushori mund të bëhet trajner i Juventusit B (skuadra U-23), që luan në Serinë C italiane.

Ky ekip aktualisht drejtohet nga Mauro Zironelli, por te Juventusi po mendon që këtë post t’ia besojë pikërisht, Andrea Pirlos.

Kujtojmë që ish-futbollisti ka luajtur për disa sezone te bardhezinjtë ku ka luajtur plot 164.

Andrea Pirlo ka qenë një nga fantazistët më të mirë në botë, madje në karrierën e tij ka fituar gjithçka ku mund të përmenden edhe dy trofe Champions League me fanellën e Milanit.