JOQ Albania
Home

Ka dy fëmijë por ushqen me qindra të tjerë, kjo është nëna që prej 4 vitesh dhuron qumësht gjiri
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/05/2019 23:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo nënë nga Portland ka vetëm dy fëmijë të sajët por ajo po thyen rekorde pasi ka ushqyer me qindra të tjerë.

Bashkë me vajzat e saj, Isabella, 4 dhe Sophia, 2, Elisabeth Anderson-Sierra vlerëson se ka ushqyer edhe 250 foshnja të tjera me qumështin e saj të gjirit.

Anderson-Sierra kryesisht e dhuron qumështin por ka raste që edhe e shet në një grup në Facebook.

31-vjeçarja pretendon se ajo është mbajtëse e rekordit botëror (jo zyrtare) për litrat e qumështit që ajo ka dhuruar.

Elisabeth ka sindromën hyperlactation e cila i bën që trupi i saj të prodhojë rreth 6.8 litra qumësht në ditë. Kjo sasi, sipas ekspertëve, është gati 8 herë më e madhe sesa normalja.

Sipas mjekes Linda Dahl ‘hyperlactation’ është kombinim mes hormoneve dhe një indi që prodhon qumësht i quajtur glandular.

Elisabeth ka 4 vite që e dhuron qumështin e saj për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Burimi:New York Post|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania