JOQ Albania
Home

Valverde në telashe, ultrasit e Barcelonës i futen në shtëpi dhe i lënë një shënim
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/05/2019 7:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pritur mirë eleminimin nga Champions League. Për herë të dytë radhazi barcelona eleminohet me "Remuntada", siç e quajnë një Spanjë.

Vjet ishte Roma, ndërsa këtë vit blaugranët kapitulluan në Anfield. Situata nuk është aspak e qetë edhe për trajnerin Ernesto Valverde. Ai është kritikuar shpesh për mungesë kurajo dhe implementim të futbollit pragmatik.

Së fundmi një grup ultrasish të Barcelonës hynë në shtëpinë e tij dhe lanë një shënim, ku thuhej "Është ajo që është".  Lajmin e ka dhënë RAC1 dhe nuk dihet nëse tifozët kanë vjedhur ndonjë gjë nga shtëpia e tij.

Megjithatë, Valverde nuk e denoncoi rastin në polici. Eshte e qartë, ai është shumë i frikësuar ose është i vetëdijshëm se orët e tij te Barcelona janë drejt fundit.  Tashmë tifozët mezi presin largimin e tij nga katalonja. Valverde ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet që në merkaton verore.

Burimi: Tribuna|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania