JOQ Albania
Home

Pemë që kanë pushtuar pallatet e braktisura e kafshë të egra, kështu do të dukej Toka nëse njerëzimi do të zhdukej papritmas
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/05/2019 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në reaktorin numër katër të centralit bërthamor të Çernobilit ndodhi një shpërthim gjatë një prove teknike më 26 prill të vitit 1986.

Si pasojë e incidentit, në Bashkimin Sovjetik të atëhershëm, u lëshua 400 herë më shumë rrezatim nga ç’u lëshua nga bombat atomike të hedhura në Hiroshimë (Japoni) në vitin 1945.

Kështu, Çernobili mbetet aksidenti më i madh bërthamor në histori.

Puna e dekontaminimit filloi menjëherë pas shpërthimit, Rreth zonës së prekur nga rrezatimi u krijua një zonë përjashtimi, dhe më shumë se 350,000 njerëz u evakuuan nga zona.

Asnjë prej tyre nuk u kthye më kurrë ndërsa kufizimet për njerëzit mbeten ende në fuqi edhe në ditët e sotme.

Veç jetëve njerëzore, shpërthimi pati një ndikim të madh edhe në mjedis.

Por, si duket pas zhdukjes së njerëzve, natyra ka marrë sërish kontrollin e tokës së saj, që dikur gjallonte me njerëz.

Sot, 33 vjet pas aksidentit, zona e përjashtimit të Çernobilit, e cila mbulon zonën ku tani ndodhet Ukraina dhe Bjellorusia, nuk është një ‘varrezë ‘e heshtur, por e gjallëruar nga jeta.

Në këtë zonë që ende përbën rrezik për njerëzit, janë rritur bimë dhe banojnë ujqër, rrëqebuj, kuaj Przewalski, shumë se 200 specie shpendësh e shumë kafshë të tjera.

Si duket, nivelet e sotme të rrezatimit në Çernobil nuk përbëjnë më rrezik për bimët dhe kafshët që tashmë jetojnë në qytetet e braktisura të pa shqetësuar nga dora e njeriut.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania