JOQ Albania
Home

Studimi: Personat që dinë ta përgatisin mirë çajin janë më tërheqës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/05/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit që dinë të bëjnë një filxhan të mirë çaji janë më tërheqës se ata që nuk dinë ta përgatisin.

Të paktën kështu thotë shkenca.

Një studim i realizuar nga faqja e njohjeve, ‘Plenty of Fish’ zbuloi se për një të pestën e personave( nga 2,500 pjesëmarrës) personat që dinë ta përgatisin çajin në mënyrë të përkryer janë shumë herë më tërheqës se ata që nuk ‘qullosin’ gjë.

37 për qind e personave të pyetur thanë se kur shohin për partner e shohin me sy skeptik një person që nuk di të përgatisë çajin.

Ajo që i shqetësonte më shumë pjesëmarrësit në eksperiment ishte çaji i bërë me më shumë sheqer seç duhej, apo i përgatitur më i fortë seç duhet.

Çuditërisht, vetëm nëntë për qind pret të pyeturve shqetësoheshin për atë që është ndoshta debati më i madh që rrethon metodën e bërjes së çajit – qumështi hidhet i pari apo i dyti?

Cilado qoftë mënyra që ju pëlqen më shumë, duket se pika më e rëndësishme, për të paktën 69 për qind të njerëzve, është të siguroheni që të mësoni përmendësh se si i pëlqen partnerit/es tuaj çaji.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania