JOQ Albania
Home

Projektohet Interi alla Conte, zikaltërit nisin punën për të plotësuar dëshirat e tij
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/05/2019 14:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri aktual i Interit, Luciano Spalletti pritet që të largohet gjatë verës. Çdo ditë e më shumë po forcohen zërat që e shohin Conten në krye të stolit zikaltër.

Inter ka akoma disa çështja të pambylla në klub siç është largimi i Icardit apo Perisic. Ndërkohë me ardhjen e Godin, Inter do të transformohet në mbrojtjen me 3, që është edhe skema e preferuar e Contes.

Me llogaritë e mbyllura në mbrojtje, Inter ka nisur sulmin për të forcuar mesfushën dhe sulmin. I pari në listën e objektivave është Danilo, i Mancester City. Conte e donte lojtarin që tek Chelsea, por nuk mund që ta bënte pjesë të organikës. Braziliani i ka dhënë dritën jeshile zikaltërve dhe tashmë mjafton vetëm që Inter t’i paguajë 15 milion euro "qytetarëve".

Një emër tjetër i nxehtë është edhe Darmian. Italiani konsiderohet i vlefshëm, pasi mund të luajë në të dy krahët e fushës. Për shërbimet e tij United kërkon 12 milion euro. Gjithashtu po vëzhgohen alternativat e Gosens, Sidibe’, Zapacosata, Emerson apo Victor Moses.

Me Icardin që është gati për t’u larguar, Inter ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e Lukaku, ku pritet që të ndodhë edhe një shkëmbim i bujshëm me Perisic, i cili prej kohësh ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Milano. Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë, pasi Conte preferon më shumë Dzekon e Romës dhe Inter do përpiqet t’i përmbushë çdo dëshirë trajnerit italian.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania