JOQ Albania
Home

Barcelona merr vendimin e çuditshëm për Kevin Prince Boateng
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kevin Prince Boateng u transferua krejtësisht papritur te Barcelona në merkaton e janarit duke lënë me gojë hapur të gjithë tifozët katalanas dhe jo vetëm.

Ganezi zbarkoi në "Camp Nou" në formë huazimi nga Sasuolo, por nuk i bindi drejtuesit e skuadrës në asnjë moment.

Edhe pse ka vetëm 3 muaj që e ka marrë në ekip, tani Barcelona kërkon ta largojë.

Sipas “Calciomercato”, lojtari në qershor do të kthehet në Itali, te Sasuolo, e cila do të kërkojë një skuadër tjetër për ta shitur përfundmisht ganezin.

Deri në këto momente 32-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje, tre në kampionat dhe vetëm një në “Kupën e Mbretit” duke rezultuar zhgënjim total.