JOQ Albania
Home

‘’Pemë të prera, një ujk i kapur në lak teli dhe ca mbeturina inerte’’/ Vazhdon masakra e pyjeve shqiptare
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/05/2019 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh pyjet shqiptare janë duke u masakruar. Një e pjesë e tyre po priten pa kriter, kurse pjesa tjetër është pushtuar nga mbetjet urbane.

I tillë është edhe rasti i pyllit në fshatin Deshiran ne rrethin e Elbasanit. E themi këtë, pasi një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se në këtë pyll shikon pemë të prera, kafshë që kapen në lak dhe mbeturina.

Edhe pse prej shumë kohësh situata e pyjeve shqiptare është në gjendje emergjente, askush nga institucionet përkatëse nuk ka marrë masa për të përmirësuar situatën.

Qytetari që ka shkuar ka nisur në redaksinë e  JOQ Albania edhe disa foto që tregojnë situatën e pakëndshme me të cilën, ai është përballur kur ka shkruar në këtë pyll.

Më poshtë po ju sjellim fotot që flasin më shumë se 1000 fjalë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje. Nje xhiro ne pyll dhe perballesh me tre gjera te papelqyeshme, peme te prera, nje ujk i kapur ne lak teli dhe ca mbeturina inerte shkarkuar  ne pyll. Ky eshte pylli i fshatit Deshiran ne rrethin e Elbasanit.’’