JOQ Albania
Home

Reagim i çmendur i tifozëve të Liverpoolit kur City pëson gol
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhen në këto momente në kampionatin anglez dy ndeshjet vendimtare të sezonit, teksa Liverpooli dhe Manchester City po diskutojnë titullin në ndeshjen e fundit.

Fatkeqësisht nuk kemi një përballje direkte mes këtyre ekipeve, për të diskutuar fituesin e vërtetë të gjithë sezonit, pasi Liverpooli pret Wolvesin në shtëpi ndrësa City luan në transferë ndaj Brighton.

Liverpopli ka kaluar i pari në avantazh ndaj Wolvesit, falë golit të Mane, por stadiumi do të shpërthente më tepër, kur u njoftuan se Manchester City e kishte pësuar të parin ndaj Brightonit.

Festë e madhe në “Anifeld Road”, ndërsa disa prej tifozëve të Liverpulit mbajnë veshur fanellën e Brightonit.

Gjithsesi kjo festë nuk ka zgjatur për shumë, pasi ekipi i Guardiolës ka përmbysur gjithçka brenda 45 minutave të para falë Agueros dhe Laportes.

Nëse rezultatet e këtyre takimeve mbarojnë kështu, atëherë është Manchester City që shpallet kampion.