JOQ Albania
Home

Pritja merr fund, Partizani fiton derbin dhe shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 18:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pritja e gjatë ka marrë fund, Partizani është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh pritje.

Të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega kanë zhvilluar këtë sezon një edicion fantastik dhe sot në derbin ndajTiranës janë shpallur matematikisht kampionë të Superligës.

Partizani fitoi me rezultatin 2-1 ndaj bardhebluve falë dopietës së Erald Çinarit duke kurorëzuar titullin para tifozerisë që kishte tejmbushur stadiumin "Selman Stërmasi".

Padyshim një ndeshje e mrekullueshme nga Partizani që feston kështu dy gëzime në një ditë: fitimin e derbit dhe të titullit kampion njëkohësisht.

Kujtojmë që tashmë Partizani do jetë tashmë ekipi që do na përfaqësojë në Champions League… Nga ana tjetër Tirana me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria.