JOQ Albania
Home

Klopp: Urime Manchester City, kësaj here do jetë ndryshe
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 19:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City ia ka dalë sot të shpallet kampion i Premier League duke fituar garën me Liverpoolin.

Gjithsesi, Jurgen Klopp nuk mërzitet. Trajneri i Liverpoolit ka folur për BBC Sport pas ndeshjes Wolvesin të cilën e fitoi 2-0, por nuk mjaftoi për titullin

Klopp u shpreh:

Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi.  Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë.
Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve.  Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon.
Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne. Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu."