JOQ Albania
Home

Arritje e jashtëzakonshme, shqiptari rrëmben titullin botëror në boks
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

21-vjeçari shqiptar Jurgen Uldedaj, ka bërë së fundmi një hap madhështor në boksin profesionist. Shqiptari regjistroi mbrëmjen e së shtunës një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Ai u shpall kampion bote në kategorinë “Junior WBC”, pasi mposhti me pikë 97-93 polakun Krzisztof Tvardovski, në duelin e zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë.

Sfida ishte me 10 raunde gjithsej, ku Uldedaj arriti të jetë superior në 7 raunde duke u kurorëzuar kampion, shkruan "Panorama Sport".

Një paraqitje fantastike nga Uldedaj që rrëmben një tjetër titull të rëndësishëm në karrierë pas titullit “Junior WBO” të fituar disa muaj më parë në Tiranë, kur mposhtte rivalin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz.

Ky ishte suksesi i 11-të për boksierin nga Lezha në po kaq ndeshje të zhvilluara dhe vazhdon kështu të jetë i pamposhtur në ring.

Ndonëse në një moshë të re, Jurgen Uldedaj duket në rrugën e duhur dhe nuk ka ndërmend aspak të ndalet, ku premton të tjera paraqitje të shkëlqyera edhe në të ardhmen.