JOQ Albania
Home

Lot gëzimi u derdhën në fushën e gjelbër, si u festua titulli kampion i “Demave të Kuq”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/05/2019 8:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Demat e Kuq" u shpallën ditën e djeshme kampionë të futbollit shqiptar. Pritjes prej 26 vitesh i erdhi fundi dhe ishte më se e lavdishme pas derbit me rivalët e përbetuar, bardheblutë e Tiranës.

Partizani u shpall zyrtarisht kampion i Shqipërisë pas rezultatit 2 me 1 ndaj Tiranës dhe festimi ishte madhështor.

Lot gëzimi u derdhën në fushën e gjelbër pasi lojtarët dhe tifozët e çmendur nuk i mbajtën dot emocionet.

Kujtojmë që tashmë Partizani do jetë tashmë ekipi që do na përfaqësojë në Champions League. Nga ana tjetër Tirana me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria.