JOQ Albania
Home

Vëllai i Loredanës i dënuar 73 herë për vjedhje, njihej si “dealer” kokaine në Zvicër
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/05/2019 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja Zefi, që jeton në Zvicër duket se është njohur në këtë shtet si familje problematike. Pas mashtrimit që pretendon çifti zviceran se Loredana Zefi ka bërë karshi tyre, duke u marrë 900 mijë franga, tani del në pah një tjetër “problem”.

Fatoni, vëllai i reperes shqiptare duket se nuk i ka punët mirë me drejtësinë zviceriane. Mediat zviceriane raportojnë se Faton Zefi është proceduar për të paktën 73 vjedhje të kryera dhe gjykata në Zvicër i ka hequr të drejtën e qëndrimit në vitin 2016.

Arsyeja e këtij vendimi sipas gjykatës është e thjeshtë:

Në bazë të këtyre rrethanave sugjerohet që kërkuesi nuk është i gatshëm dhe as i aftë të respektojë rendin ligjor vendas.”

Mediat vendase bëjnë me dije se Fatoni filloi të shiste marijuanë nga mosha 15 ose 16-vjeçare, teksa më vonë ai kishte vazhduar edhe me kokainën. Kështu Gjykata Penale e Luzernit e dënoi në mars të vitit 2015 me 18 muaj burg pasi e kapi duke tregtuar substanca narkotike në vitin 2012.

Reperja Loredana Zefi gjatë javës së kaluar është arrestuar nga policia zvicerane sepse dyshohej se ajo dhe vëllai i saj të jenë përfshirë në një mashtrim të një çifti zviceran duke i marrë një shumë prej rreth 900 mijë franga.