JOQ Albania
Home

Tronditet Juventusi, “ylli” i ekipit drejt Bayernit për 100 mln euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtuesit e Bayernit të Mynihut po mendojnë për një merkato të fuqishme në verë dhe tashmë kanë piketuar objektivin e radhës.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalën i cili që pas ardhjes së ronaldos ka mbetur në hije.

Gjithsesi, bardhezinjtë nuk ulen në bisedime për më pak se 100 milionë euro për argjentinasin.

Shifra nuk përbën problem për klubin bavarez, që kërkon të rrëmbejë argjentinasin pas shtatë vitesh në kampionatin italian.

“TZ” bën të ditur se edhe trajneri Niko Kovaç ka dhënë pëlqimin e tij për sulmuesin e Juventusit.

Përveç cilësisë së padiskutueshme, Dybala do të ishte pjesë e planit për të rinovuar Bayernin, sidomos pas largimeve të Frenk Riberisë dhe Arjen Robenit të cilët do t’i thonë lamtumirë klubit bavarez në fund të sezonit aktual.