JOQ Albania
Home

Ish-lojtari i Juventusit shpërthen për fanellat e reja: Më dukej sikur shikoja Askolin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fanellat e reja të Juventusit për sezonin 2019-2020 kanë shkaktuar goxha debat në Itali.

Kjo pasi ato nuk janë si ato tradicionalet teksa janë hequr vizat bardhezi identifikuese të ‘Zonjës së Vjetër’.

Aspak dakord me këtë dizajn nuk është edhe ish-lojtari i bardhezinjve, Zibi Boniek, i cili tashmë është edhe president i Federatës Polake të Futbollit.

Për Boniek fanellat e reja i kujtojnë Askolin dhe ai ka shprehur hapur indinjatën e tij për për këtë ndryshim.

Deklarata e tij:

Nuk më pëlqejnë, më duket sikur shikoj Askolin. Si një ish-juventin them se zgjedhja më e mirë do të ishte fanella tradicionale”.

Gjithsesi, mendimet kundra nuk kanë ansjë vlerë, pasi tashmë uniformat janë konfirmuar dhe do të përdoren për sezonin e ri pavarësisht kontestimeve.