JOQ Albania
Home

Bielsa: Ndihem injorant kur shoh ndeshjet e Manchester Cityt
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i njohur argjentinas, Marcelo Bielsa njihet nga të gjithë edhe për deklaratat e tij të pazakonta, teksa i pëlqen gjithmonë që të flasë drejpërdrejt.

Së fundmi, tekniku i Leeds United ka pranuar se mahnitet teksa sheh ndeshjet e Manchester Cityt nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ai ka deklaruar:

Argumenti që jap për të shpjeguar respektin dhe admirimin tim për Guardiolën është se bukuria e lojës së ekipeve të tij nuk mund të kopjohet. Gjithmonë kemi thënë se te Barcelona ka pasur lojtarët më të mirë në botë, por edhe Bayern Munich dhe Manchester City ka pasur skuadra të mira në dispozicion.
Megjthatë, kapaciteti për të krijuar një stil loje që shihet vetëm në ekipet e Guardiolës është më i rëndësishëm se lojtarët që ka.
Nuk po them që lojtarët nuk janë të rëndësishëm, thjesht po theksoj kapacitetin e tij për të qenë krijues. Kur shoh ndeshjet e Man Cityt ndihem injorant. Shoh diçka të ekzekutuar shumë mirë dhe mundohem ta kopjoj dhe ta kuptoj, por nuk mund të kopjosh skuadrat e Guardiolës.”

Kujtojmë gjithashtu, që vite më parë, edhe Pep Guardiola e ka cilësuar Bielsan si trajnerin më të mirë në botë dhe ka kërkuar një takim me të.