JOQ Albania
Home

Krijohet algoritmi që mund të parashikojë me saktësi personat që do të ndërrojnë jetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Algoritme, të ngjashme me ato që janë përdorur nga Netflix dhe Spotify për të përshtatur shërbimet, janë bërë tashmë më të saktë se mjekët për të dalluar nëse dikush do të vdesë apo do të pësojë atak në zemër.

Mësimi i makinerive është përdorur për të trajnuar LogitBoost, që zhvilluesit e tij thonë se mund të parashikojnë vdekje ose sulme në zemër me 90% saktësi.

Algoritmi, të cilit iu ofruan skanime dhe të dhëna nga të sëmurët, është programuar që të përdorinë 85 variabla për të llogaritur rreziqet e shëndetit për shëndetin e 950 pacientëve.

Pacientët që ankoheshin për dhimbje gjoksi iu nënshtruan një sërë skanimesh dhe testesh para se të trajtoheshin me metoda tradicionale.

Të dhënat e tyre u përdorën më vonë për të trajnuar algoritmin.

Ai ‘mësoi’ rreziqet dhe, gjatë gjashtë viteve monitorim, kishte një normë suksesi prej 90 për qind në parashikimin e 24 sulmeve në zemër dhe 49 vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

Studimi u prezantua në Konferencën Ndërkombëtare mbi ‘Nuclear Cardiology dhe Cardiac CT’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania