JOQ Albania
Home

Studimi: Celularët po bëhen shkak për rritjen e vetëvrasjeve mes adoleshentëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i vetëvrasjeve mes adoleshentëve është rritur dhe shkak për këtë studiuesit bëjnë telefonat celularë.

Na pëlqen ose jo, smartfonët janë bërë pjesë e pandashme e ekzistencës sonë çdo ditë, por ndërkohë që aplikacionet mund t’i kemi të përditësuara, kjo nuk do të thotë se jemi më të lumtur.

Nje studim i fundit ka zbuluar se telefonët e zgjuar kanë një efekt katastrofik tek fëmijët adoleshentët si dhe të rinjtë të lindur në mesin e viteve 1990 ose më vonë.

Këta të fundit janë duke u ndjerë të vetmuar dhe në ankth dhe shkaktare për këtë janë pajisjet që mbajnë në xhep.

Brenda periudhës kohore 2010 dhe 2015, numri i adoleshentëve amerikanë që ndiheshin të mërzitur dhe të padobishëm u rrit me 33 për qind. Ndërsa, përpjekjet për vetëvrasje u rritën me 23 për qind.

Duke folur për UNILAD Dr. Jean Twenge u shpreh:

Shumë studime eksperimentale tregojnë se koha e kaluar në celular çon drejt mungesës së lumturisë dhe jo e anasjella."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania