JOQ Albania
Home

“Sistem i kalbur shëndetësor, pacientët e operuar zvarriten në korridoret e spitalit pasi nuk punojnë ashensorët”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/05/2019 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Urgjenca e Tiranës ka tërhequr shpesh vëmendjen e medieve, për shkak të problemeve që janë konstatuar nga qytetarët, por edhe denoncimet e ndryshme.

Një infermier i Urgjencës, Frrok Bardhi i ka shkruar edhe këtë herë redaksisë JOQ Albania ku denoncon skandalin  që ndodh në Spitalin e Traumës ku ashensorët nuk funksionojnë. Qytetarë e pacientët e sëmurë hallakaten e rropaten nëpër shkallet e spitalit pasi ashensoret nuk janë në funksion.

Sipas Bardhit, ashensori i Kirurgjisë dhe Ortopedisë nuk punon që nga fillimi i këtij viti. Si rrjedhojë pacientët me fraktura dhe problematika shëndetësore lëvizin duke vuajtur nga një dhomë në dhomën tjetër.

Infermieri Frrok Bardhi shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania!! Jam infermieri denoncues dhe refuzues i sistemit te kalbur shendetesor ne Shqiperi, Frrok Bardhi. Sonte denoncoj nje skandal qe ndodh ne mes te Tiranes, ne Spitalin e Traumes, mosfunksionimin e 2 nga 3 ashensorëve qe nga viti i ri dhe ne vazhdim deri me sot.
Dëshmitarë jane qytetaret halleplotë qe fatkeqesisht rropaten ambineteve pa ashensor te ketij Spitali.
Nga 3 ashensorë qe duhet te jene ne pune eshte vetem 1. Pse valle? Ashensori i Kirurgjisë dhe Ortopedisë nuk punojnë qe ne fillim të vitit dhe si rrjedhoje pacientet me fraktura dhe problematika te ndryshme shendetsore te 3 kateve Ortopedi 1,2,3 levizin nga 100,200 apo 300 metra koridoreve te spitalit,gjatesia, e vuajtjeve te tyre varet sipas largesise se dhomave ne te cilat jane te shtruar te semuret.
Por ndodh rendome qe edhe ashensori i cili here punon dhe here bllokohet ne mes te kateve, ne raste urgjente qellon qe pacientet te presin ne radhe ndoshta edhe 20 minuta vonese, pasi ne disa raste fluksi ka rradhe te gjate tek dera e tij.
E pyes, drejtorin e spitalit te Traumes Arben Zenelaj, kush e ka fajin qe nuk jane rregulluar Ashensoret nga Janari 2019 ? C’fare borxhi kane pacintet e operuar dhe me fraktura te te gjitha lloejve, qe te marrin me zvarritje koridoret e spitalit sa here ata kane nevoje per nje sherbim ndryshe dhe me te specializuar? Arben,qofte ti por edhe kryeinfermierja e emeruar nga ti, a mos eshte me mire te merreni me rregullimin e gjendjes dhe eleminimin e mangesisve ne Spital, sesa te ndiqni dhe te imitoni menyren e te ngrenit,ecjes,veshjes se personelit mjeksor,te cilet i ndiqni cdo dite dhe nate,orar dhe pa orar.
Arben edhe sa kohe duhet qe te rregullohen dy ashensoret e Spitalit,pasi me rregulimin e tyre do te permiresohej dhenja e ndihmes mjeksore pacineteve te shumet ne Spitalin e Traumes. Arben,mos mendo se do fale ndonjerin pa denoncuar,kudo qe te ma kape rrezja,me fakte dhe me prova,sidomos hajdutet e Urgjencave do te kene gjithe jeten vemendjen time maximale Te kene menduar hajdutet e urgjencave te na perplasin ne te dyve me njeri tjetrin,dhe se do shpetojne? Asnjehere jo! Arben,mos u merzit me mua,pasi tashme ky eshte misioni im,te denoncoj mangesite ne sistemin e kalbur shendetsor ne Shqiperi. Kam nje thirrje per Gazetaret te cilet e duan Popullin dhe Shqiperine,ndiqni problematikat ne sistemin e kalbur shendetsor,pasi aty fillon dhe mbyllet jeta Jone. Qytetarve,ju bej thirrje te kerkojne llogari dhe informim se kush po i jep ndihme, si dhe fiksoni ne telefonat tuaj cdo padrejtesi, dergoni ne rrjetet sociale qe sistemi i kalbur shendetesor ne Shqiperi,te rigjenerohet.
Reklamohet,dhe pretendohet se eshte Spitali me i mire ne vend, por menyra se si drejohet tash e 2 vjet eshte e papranueshme."