JOQ Albania
Home

Kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha i akuzon për lidhje me krimin: Do nxjerrim prova shumë shpejt
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/05/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se Rama ka lidhje të forta me krimin dhe se bashkëpunon hapur me bandat kriminale. Gjatë fjalës së tij nga zyrat e selisë blu ka folur edhe për listën e kandidatëve për kryetar bashkie të prezantuar nga Rama.

Basha ka thënë se për kandidatin e Partisë Socialiste në Shijak, ka prova që është i inkriminuar me Abdylajt dhe Keçajt.

Më tej ai ka thënë:

Nëse krimi e kërcënon kryeministrin për të mos e lënë pushtetin imagjinoi se çfarë ndodh me qytetarët. Por unë nuk mendoj se ky është problemi personal i tij. Edhe pse unë besoj që më shumë se i kërcënuar nga krimi Rama është në bashkëpunim me krimin. Mjafton këtu t’ju kujtoj listat e fundit bashkiake ku kandidati i Shijakut është i diktuar nga Abdylajt dhe Keçajt. Për këtë do nxjerrim prova shumë shpejt. Do kemi kohë ti marrim një e nga një se si lista është pasqyra e Edi Ramës e bashkëpunimit me krimin.’’