JOQ Albania
Home

Gazeta gjermane shkruan për situatën në Shqipëri: Është një shembull kryesor i një vendi kaosi në duart e një gangsteri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/05/2019 20:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazeta gjermane ‘’Bild’’ i ka dedikuar një shkrim situatës në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në këtë artikull përshkruhet se çfarë ndodhi ditën e shtunë në Tiranë.

‘’Bild’ raporton se në Shqipëri gjatë ditëve të fundit ka pasur ‘’beteja’’ kundër qeverisë shqiptare.

Gazeta gjermane shkruan se protestuesit hodhën bomba molotov dhe muret e ndërtesës ku rri Kryeministri Edi Rama i lyen me bojë të zezë.

Më tej shkruhet se policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër njerëzve që kishin dalë të protestonin.

Një duzinë policësh dhe disa demonstrues u plagosën, shkruhet në artikullin e prestigjiozes gjermane.

Ndër të tjera ‘’Bild’’ shkruan se është bërë totalisht e qartë se në vendin që u izolua tërësisht nën komunizmin e Enver Hoxhës po ndodh diçka e gabuar.

Dhe sot sipas asaj që shkruan ‘’Bild’’ sot për ironi Shqipëria po ngjason me një shtet mafioz.

Në artikull e kësaj gazete në përfundim shkruhet:

Shqipëria është një shembull kryesor i një vendi kaosi, në duart e një gangsteri. Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti. Për dy vite nuk ka një gjykatë kushtetuese.

Gjithashtu shkruhet se Kushtetuta e vjetër ka mbaruar dhe se një e re nuk po zbatohet.

Krahas këtij artikulli ‘’Bild’’ ka publikuar edhe pamje nga protestat e zhvilluara në Shqipëri.

Burimi: Bild| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania