JOQ Albania
Home

“Duhet t’u kthejë borxhin qytetarëve, nuk qeveriset me telefon”, Arben Malaj kritikon Veliajn
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/05/2019 20:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se taksat në bashkinë e Tiranës janë shtuar. Kjo ka krijuar edhe një problematikë shqetësuese për qytetarët e Tiranës dhe jo pa të drejtë.

Malaj tha se deputetët nuk duhet të mbështesin mbitaksimin e qytetarëve. Ai foli për rritjen e taksës së ujit dhe të dritave, ku u shpreh se rritja e tyre duhet të bëhet në mënyrë graduale.

Malaj shprehet:

Në bashkinë e Tiranës taksat janë shtuar dhe kjo krijon një problematikë shqetësuese.Tirana ka 34 deputertë që mund të përcaktojnë që Tirana të ketë shkolla të reja dhe klasa më me pak nxënës. Taksat gjithmonë krijojnë një lloj problematike. Shpresoj që deputetët e Tiranës të ndahen në të majtë e të djathtë, ata nuk duhet të mbështesin mbitaksimin e qytetarëve. Ata në mandatin e tyre kanë një përgjegjësi ndaj popullit. Kështu që zhvillimi ekonomik e social nuk bazohet vetëm në rregullimin e rrugëve.Veliaj tashmë duhet të kthejë paratë e marra padrejtësisht.
Në këtë rast, si krytar bashkie,ai duhet të gjejë një mënyrë që t’ua kthejë borxhin qytetarëve. Veliaj tashmë duhet të kthejë paratë e marra padrejtësisht.
Nuk mund të nxitojmë, por sektori i furnizmit me ujë është një nga sektorët më të vështirë. Bashkia ka detyrë që të bëjë transaprencë kushtetuese. Me ujësjellësat, masat e përmirësimit ka qenë më e butë. Theksojmë se duhet qeverisur me zemër jo me gjoba, e dyta nuk qeveriset me telefon, por në mënyrë shkencore. Taksimi i ujit dhe dritave është një problem i madh dhe duhet të bëhen gradualisht. Për taksën e dyfishtë do të shkojmë në Gjykatën kushtetuese."

Foto Ilustruese