JOQ Albania
Home

Regjisori tentoi ta ngacmonte dhe ajo nuk ia ktheu, grimierja shqiptare: Pagesën e mora, por më hoqën emrin nga filmi
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/05/2019 20:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pranvera Metolli, grimieria e njohur që punon me efekte speciale në film dhe në teatër, rrëfeu sot për herë të parë një rast ngacmimi seksual.

Ngacmimi është bërë gjatë xhirimeve të një filmi. E pyetur në emisionin "Trokit" nga Ermal Peçi nëse kishte menduar ndonjëherë të hiqte dorë nga profesioni ajo nuk nguroi të përgjigjej. Metolli rrëfeu edhe pse pa emër, një rast konkret sesi një regjisor të cilit nuk i ishte përgjigjur, ia kishte hequr emrin nga kreditet e filmit.

Ajo shprehet:

Do kisha dashur me shpirt të përmendja emra, por që nuk dua t’i prish punë askujt. Kam patur një rast kur pagesën e mora, por emri im nuk ka qenë për disa arsye personale. Nuk ma vendosi fare emrin. Edhe kur e pyeta, më tha: “Ua më fal, kam harruar.”

Ajo vijon më tej të rrëfejë sesi regjisori kishte tentuar, por ajo nuk ia kishte kthyer ngacmimin ndaj beson se ishte pikërisht kjo arsyeja e penalizimit në film.

Grimierja shton:

Disa probleme personale të tij, që nuk iu përgjigja në ato çfarë ai tentoi dhe kërkoi. Dhe bëri këtë pjesën tjetër. Ata që po e dëgjojnë, e dinë shumë mirë se për kë po flas.”

Menjëherë ndërhyri Ermali duke iu drejtuar:

Po flasim për ngacmim seksual? Nuk mendon se duhet të flisni më shumë, nëse ndjeni nën lëkurë këto presione edhe seksuale? A duhet edhe të denonconi?

Metolli iu përgjigj:

Nuk mendova denoncimin, mendova se do gjenim një gjuhë të përbashkët për të mirën e punës. Të rinjtë duhet të punojnë, të mos bëjnë kompromise."

Përveç zotësisë që ushtron në profesionin e saj, Pranvera Metolli njihet gjithashtu si ish- e fejuara e aktorit të humorit Rezart Veleshnja. Ata kanë qenë bashkë për dy vite por i dhanë fund fejesës së tyre në vitin 2017.

Pranvera Metolli gjithashtu ka realizuar grimin e disa nga skenave më të sikletshme horror të filmit shqiptar, siç qe “Bloodlands”, një film ku personazhe ishin kanibalë.