JOQ Albania
Home

“Kujt t’ia lëmë Shkodrën?” Reagon Voltana Ademi: Vlora që qeveriset nga Rilindja u përmbyt me 30 minuta shi
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/05/2019 21:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme para gazetarëve ku tha se "kujt t’ja lëmë Shkodrën", ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Ademi shkruan se Shkodra nën qeverisjen e saj është përmirësuar shumë dhe e krahason me Vlorën, për të cilën thotë se ka vetëm Lungomarën dhe që përmbytet pas 30 minutash shi.

Ajo shton se qyteti që ajo drejton në 6 vitet e fundit nuk ka marrë fonde, por ja ka dalë me mirëadministrim të lekëve që grumbullon nga taksat.

Reagimi i Ademit:

Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n. Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.
Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive…..
“Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare.”

Kryeministri Edi Rama sot në takimin me gazetarët në selinë e qeverisë gjatë fjalës së tij përmendi dhe Shkodrën dhe kryetaren e Bashkisë, ku tha se nuk mund t’ia lënë më atë qyetar, pasi po e shkatërron.

Ai tha se Ademi ankohet vetëm se nuk merr fonde, por ka 25 vite që drejton bashkinë.