JOQ Albania
Home

”Kopjoi” ish-agjentin e CIA-s/ Ky është aplikacioni që shqiptari përdorte për të shpërndarë kokainë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/05/2019 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.  Mbi shqiptarin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Por, ajo çka e bën më të veçantë mënyrën se si shqiptari operonte për të shpërndarë dozat e kokainës.

Mësohet se shqiptari përdorte një aplikacion sekret dhe i merrte porositë me mesazhe që fshiheshin pas tre sekondash.

Kujtojmë këtu se shqiptari me inicialet  E. T. 32  u arrestua nga operacioni i koduar ‘’Lëvizja’’. Për të shpërndarë lëndën narkotike ai përdorte aplikacionin e quajtur   “Signal”

E më e veçanta në gjithë këtë  është se “Signal” është aplikacioni i famshëm sekret i Edward Snowden.

Këtë aplikacion ish-agjenti i CIA-s e përdori për të zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të qeverisë amerikane që mbaheshin sekret.

Mediat italiane kanë shkruar se ky aplikacioni në fjalë përdor protokollet “encryption end-to-end” për të siguruar të gjitha komunikimet ndërmjet përdoruesve, të cilët në mënyrë të pavarur mund të verifikojnë identitetin e korrespondentëve të tyre.

Po ashtu ky aplikacion lejon të dërgoni dhe të merrni mesazhe private, mesazhe grupi dhe mesazhe multimediale.