JOQ Albania
Home

Rama e kandidoi për Bashkinë e Matit, ish-gardisti Agron Malaj dikur pozonte me snajper në dorë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/05/2019 21:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emri i zgjedhur nga Kryesia e PS-së, për garën e zgjedhjeve të 30 qershorit në Bashkinë e Matit ka qenë i lakuar që nga koha kur u emërua në Partinë Socialiste.

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ai mori detyrën.

10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Sipas disa fotove të publikuara nga "Dosja.al", Malajt ka pozuar sëbashku me kolegët e tij me armë në duar. Të gjithë kolegët e tij gardistë, janë më armë të thjeshtë, ndërsa Agron Malaj mban në dorë një snajper.