JOQ Albania
Home

Rrefehet 23- vjeçari që i shpëtoi atentatit: E pashë kush qëlloi, por s’kam besim te policia
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Romario Alliaj, i cili qëllua me 34 plumba ndërsa udhëtonte me mjetin e tij dy ditë më parë në Vlorë, ka rrëfyer se çfarë ndodhi pranë urës së Mifolit ku i ishte ngritur pritë.

33-vjeçari thotë se gjithçka ndodhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë më parë me disa persona për një borxh. Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë. Romario thotë se makina që e ndoqi ishte një mjet tip BMW gri e errët.

Deklarata e 33- vjeçarit:

Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”.

Romario Alliaj ka akuzuar policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti. Ai thotë se ishin 3 persona në makinën nga ku u qëllua, dy që ndodheshin në vendet e para dhe një përpara, të tre me maska.

Në një intervistë për News 24 Alliaj shton më tej se:

Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”.

Alliaj shton se nuk ka besim te policia dhe se do t’i zgjidhë vetë problemet e tij:

S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”.