JOQ Albania
Home

Sjellja e Ramës ndaj reporterëve, gazetari: Në ditën e hallit të vjen dhe të bën punët e shtëpisë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/05/2019 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Enkel Demi gjatë një interviste ka folur ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një interviste në emisionin ‘’Tempora’’ gazetari ka thënë se kur kryeministri Rama është në hall, ai bën edhe punët e shtëpisë.

Sipas Enkel Demit, Rama e ka kuptuar se ai ndodhet në hall ndaj ka ndryshuar sjellje edhe ndaj gazetarëve.

Demi ka thënë se kryeministri ka ndryshuar sjellje vetëm me reporterët sepse me pronarët e mediave ka tjetër raport, pasi ata i merr në telefon.

Më tej ai ka vazhduar kështu:

Në ditën e hallit Rama të vjen dhe të bën punët e shtëpisë. Ky është Edi Rama. Ai në këtë moment ka nevojë për një tjetër imazh mediatik. Të keqtrajtosh reporterët dhe të merresh me atë që ka më pak mjete mbrojtje se të tjerët, sot ai ka kuptuar që është në ditë të hallit dhe ka nevojë për një tjetër raportim me reporterët. Jo me pronarët e mediave se ato i merr në telefon dhe me ata ka të tjera raporte. Ai ka ndryshuar në lidhje me raportimin e lajmit. Luani sot ka dashur me u shfaq si qengj dhe këtë nuk e ka për herë të parë.”