JOQ Albania
Home

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë, ky ishte “sekreti” i jetëgjatësisë së tij
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i moshuar, i cili mendohet të ishte më i vjetri në botë, është ndarë nga jeta në moshën 123-vjeçare.

Appaz Iliev, baba i 8 fëmijëve, kishte nisur të punonte për të siguruar bukën që në moshën 7-vjeçare kur mbeti vetëm.

Thuhet gjithashtu se Iliev ka luftuar për Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës Civile në Rusi 1917-22.

Por, në moshën 45-vjeçare ai u cilësua si shumë i vjetër për të luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe për këtë arsye vendosi që të bëhej traktorist.

Sa i përket ‘sekretit’ të jetëgjatësisë, Appaz ka treguar më herët se qëndronte tek jetesa e pastër dhe fjetja deri në 11 orë në ditë.

Ai gjithashtu ka shmangur televizionin dhe kurrë nuk ka pirë alkool.  Kjo ka bërë që të qëndronte shumë larg mjekëve dhe ilaçeve edhe pse në moshën 121 vjeçare iu nënshtrua një operacioni në sy.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania