JOQ Albania
Home

Emrat/ Aksidenti me 2 viktima, policia jep detajet si ndodhi përplasja fatale
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 0:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, konfirmuan burime zyrtare nga policia.

Lumturie Demrozi, 46-vjeçe, nënë e dy vajzave dhe një djali dhe Gentjan Belba, 21 vjeç kanë mbetur të vdekur.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti. Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret, ku shtetasja L.D. rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç”.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa dëshmitarë të aksidentit thanë për mediat se:

Mjeti tip ‘Benz’ ishte me shpejtësi”.