JOQ Albania
Home

Shoqërohet në polici studentja që shkroi parrullën për ambasadorin, gazetari: Nuk ia mbyllin dot gojën Anës dhe rinisë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 0:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shoqërimit në polici të studentes Ana Azizaj ka reaguar gazetari Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba shkruan se vajza në fjalë është një studente e shkëlqyer dhe kurajoze dhe ajo çfarë u shkrua pranë banesës së ambasadorit të OSBE Bernd Borschardt thuhet me gojë nga të gjithë shqiptarët.

Reagimi i plotë i Dritan Kabës:

Tani sa eshte shoqeruar per ne polici Ana Azizaj, studente! Dora e saj shkroi ate parrulle qe te gjithe shqiptaret e kane thene me goje, mendje dhe zemer per kete palaço si Borchardt! Ky palaço dhe te gjithe ata qe mendojne qe mund te trembin rinine me veprime banditeske te tilla do ju behet “ferra Brahim” nga shoket e shoqet e saj. Plehra! Ajo eshte nje vajze e shkelqyer, studente ekselente, trime, kurajoze. Ajo eshte ne fakt nje shembull si duhen te jene te rinjte sot. Pa komplekse, te vendosur ne rrugen e tyre, luftetare te demokracise! Ana nuk hesht. Nuk do te arrije dot t’i mbyllin gojen. Jam me ty Ana Azizaj!

Studentja Ana Azizaj u shoqëruar në komisatiatin numër 1 të policisë disa orë më parë. Shoqërimi i students ka sjellë disa reagime.