JOQ Albania
Home

Sot do festonte ditëlindjen, humb jetën edhe drejtuesi i mjetit në aksidentin e Kavajës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 7:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një akident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Sot shkoi në tre numri i viktimave si pasojë e këtij aksidenti.

Drejtuesi i mjetit me targë AA 615 VO ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi mbrëmjen e djeshme u përplas me tabelën e një karburanti në Kavajë. Viktima është Vilson Cara 23 vjeç i cili sot do të festonte ditëlindjen e tij të 24-ërt.

Shoku i tij i cili ka qenë në mjet me të, Gentjan Belba ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme nga përplasja e fortë. Një kalimtare gjithashtu ka ndërruar jetë. Ajo është Lumturie Demrozi, 46-vjeçe, nënë e dy vajzave. Viktima ka qenë duke kaluar në trotuar me dy vajzat e saj.

Mësohet se dy të rinjtë kishin dalë të festonin dhe shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti. Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret, ku shtetasja L.D. rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç”.