JOQ Albania
Home

Mister në Gjermani/ 5 persona vriten me shigjeta, qytetarët kanë frikë se është vrasës serial
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 8:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vrasje e trefishtë në Bavari dhe një tjetër vrasje me dy viktima në një qytet në veri kanë shokuar Gjermaninë. Hetuesit besojnë se të dyja krimet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Dy gra dhe një burrë i gjetur të pajetë në një hotel bavarez, mësohet se u vranë me një hark me shigjeta. Një prej viktimave ishte partneri i një prej dy grave të vrara në veri.

Të dy ngjarjet e rënda janë të mbështjella me mister, njoftuan autoritetet vendase. Prokurorët nuk kanë asnjë pistë konkrete, por frika e qytetarëve për një vrasës serial mbetet e lartë.

Banesa në Wittingen ishte zënë nga një grua 30 vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetura në dhomën e hotelit. Dy të tjerët në dhomën e hotelit ishin një burrë dhe një grua që u gjetën në shtrat, të kapur dorë më dorë, me disa shigjeta në trup.

Nuk kishte asnjë shenjë të një përleshje mes tyre, tha policia. Të pesë viktimat ishin banorë të Gjermanisë.