JOQ Albania
Home

Flamuri shqiptar arrin pikën më të thellë të Tokës nga amerikani
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 8:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Viktor Vescovo është 53-vjeçari amerikan, biznesmen dhe eksplorues i cili ka thyer rekordin botëror duke u zhytur thellë në oqeanin Paqësor. Ai është njeriu i parë që shkoi aq thellë, duke u zhytur në 10,927 metër në oqean, shkruan "ocnal.com".

Amerikani kaloi 4 orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët. Ajo që është për t’u habitur e që ka marrë vëmendje janë disa flamuj të stampuar në veshjen e zhytësit.

Në veshjen e tij të zhytjes, vërehet që ka të vendosur në krahun e djathë flamurin amerikan, atë të Teksasit, flamurin e Kombeve të Bashkuara, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi. Ai ka thënë se me flamurin shqiptar ka dashur të shprehë këmbënguljen për historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.

Sipas tij, është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë.

Viktori është njeriu i tretë në botë që ka marrë këtë rrugëtim. I pari që kaloi në kanalin Marina të Paqësorit ishte inxhinieri zviceran Jasques Piccard në vitin 1960. Gjysmë shekulli më vonë, në vitin 2012, regjisori James Cameron eksploroi këtë pjesë të thellë, por u rrëzua me nëndetëse.